MENU
klinika

Samiti i Dubrovnikut

Bushati me zyrtarin amerikan: Shqipëria rol konstruktiv në rajon

02.09.2018 - 11:30

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar zv/asistent sekretarin e shtetit Matthew Palmer.

Gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut me temë: “Forcimi i elasticitetit-Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, Bushati zhvilloi një takim me Palmer.

Gjatë këtij takimi, Palmer vlerësoi ritmin e reformave të brendshme duke u ndalur veçanërisht tek zbatimi i reformës në drejtësi. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në Forumin e Dubrovnikut me temë: “Forcimi i qëndrueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”,  theksoi katër sfida kryesore me të cilat përballemi dhe që dëmtojnë qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit.

Migracioni, diferencat socio-ekonomike me vendet e BE dhe ndërlidhshmëria, shteti i së drejtës, çështjet e pazgjidhura që lidhen me shtetformimin dhe kufijtë, kanë nevojë për adresimin e duhur, në mënyrë që t’u përgjigjemi pritshmërive të të rinjve të shek. XXI”.

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN