MENU
klinika

Vend në Këshillin e Sigurimit

Bushati në OKB: Ambicja e Shqipërisë në këtë Asamble

25.09.2018 - 21:01

I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka njoftuar se çfarë ka si qëllim të arrijë Shqipëria në Kësillin e saj.

Sipas ministrit Bushati, synimi i Shqipërisë është të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara.

ditmir bushati konica.al

Bushati ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në New York, me rastin e hapjes së sesionit të parë.

“Shqipëria vjen me ambicjen e saj në këto punime, pasi po kërkon një vend jo-permanent për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe fushata jonë e komunikimit me partnerë e vende të cilat e njohin Shqipërinë apo që dinë pak rreth Shqipërisë sapo ka filluar, me qëllim që të përmbushim këtë objektiv të politikës tonë të jashtme”, tha zoti Bushati nga Nju Jorku.

okb konica.al
okb konica.al

Më tej Ministria e Jashtme shqiptare dha një komunikatë për shtyp ku lajmëroi se “në takimet dypalëshe, ministri Bushati, përveç çështjeve që i përkasin agjendës së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, do të kërkojë edhe mbështetjen e këtyre vendeve për kandidaturën për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit”.

Lidhur me Këshillin e Sigurimit, ai përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm (Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia).

Ndërsa 10 anëtarë të tjerë zgjidhen me një mandat dy vjeçar (5 vende çdo vit)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN