MENU
klinika

Muzika italiane

Celentano, djaloshi i rrugës “Gluck”

21.09.2018 - 11:31

Një nga artistët më të dashur në Itali, i lindur në Milano të Italisë më 6 janar të vitit 1938, Adriano Celentano ka qenë i suksesshëm si në film ashtu dhe në muzikë. I frymëzuar nga rock-u i Elvis Presley-t, ai këndoi si anëtar i Rock Boys nga viti 1957, por dhe si idhulli tradicional i italianëve me baladat e mirënjohura romantike.

Celentano arriti të pushtojë publikun italian, por edhe më gjerë. Arriti kreun e listës muzikore italiane me debutimin në këngët solo “Il Tuo Bacio e Come Un Skirt” në vitin 1959; arriti po të njëjtin sukses me “24000 Baci” në vitin 1961; “Il Ragazzo Della Via Gluck” (1966), e cila ishte një këngë që ishte si një kulm artistik për Celentanon. Kënga u përkthye dhe u realizua në 18 gjuhë. Gjithashtu, një sukeses i madh ishte dhe kënga  Prisencolinensinainciol në 1972.

Albumet e Celentanos u përqafuan menjëherë nga publiku italian. Albumi i tij debutues, “Non Mi Dir”, arriti në krye të listave muzikore të Italisë më 1965. Albumi i tij “Soli” qëndroi në krye të listave muzikore për plot 58 javë gjatë viteve 1978-1979. Megjithëse e la muzikën për gati dy dekada për t’u përqëndruar në karrierën e tij si aktor, Celentano më vonë u rikthye në karrierën e tij të hershme.

Albumi i tij i parë kur iu rikthye muzikës, “Mina + Celentano”, ishte hiti i vitit 1998, ndërsa albumi i tij i dytë, “Francamente Me Ne Infischio” (1999), bazuar në shfaqjet televizive të cilat këngëtari i drejtonte vet, kaloi disa javë në krye të listave muzikore italiane. “Esco di Rado – E Parlo Ancora Meno”, albumi i tretë që kur Celentano u kthye në muzikë, shiti më shumë se 600.000 kopje përpara publikimit.

Celentano ndërthuri gjatë gjithë jetës së tij artistike, karrierën muzikore me atë kinematografike. Si aktor, ai bëri debutimin e tij në filma si “Dai, Johnny, Dai”, “I Ragazzi del Jukebox”, “I Frenetici” në 1959 dhe “La Dolce Vita” një film klasik i mrekullueshëm i regjisorit Federico Fellini. Shfaqjet e tij të mëvonshme në ekran përfshijnë role në filma të tillë si: “The Sin”, “Rugantino”, “Give Me Five”, “Il Bisbetico Domato”, dhe “Segni Parsticolari: Bellissimo”.

Celentano nuk u mjaftua të ishte vetëm një aktor i shkëlqyer, shkoi më tej duke qenë producent dhe regjisor në filma të tillë si: “Yuppi Du”, “L’atra Meta Del Cielo” dhe “Geppo Il Folle”. Përvoja e tij e parë në botën e spektaklit televiziv erdhi në fund të vitit 1987 kur ai pranoi të drejtonte “Fantastico 8”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse