MENU
klinika

Kundër otomanizmit

Çeta kundër taksave, Robin Hud-ët dhe ngritës krye

22.09.2018 - 13:54

Në 1700, sipas studiuesit Petrika Thëngjilli në librin ‘’Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit’’ ka shumë veprime që përmblidhen me një ngritje krye të fshatarëve, feudalëve për mospagimin e detyrimeve. Kjo shikohesh në disa aspekte, si aspekt i parë shiheshin si kusarë por nën veprimin e vjedhjes fshihesh ngritja krye e shqiptarëve kundër sistemit të padrejtë, kundërshtim i sistemit ose një Robin Hud-izëm i vlerësuar shumë edhe në popull dhe i mbëshetur prej tyre. Ja disa raste të tilla.

Kështu, në janar të vitit 1704, kur i ngarkuari për vjeljen e taksave të avarazit dhe nuzulit, të cilat nuk ishin vjelë qysh prej tre vjetësh, u paraqit në kazanë e Tepelenës, dizdari i kalasë Muço Hyso, i njohur si rebel, kishte mbledhur njerëz rreth vetes dhe ishte gati të bënte luftë.

I ngarkuari kërkoi t’i jepej leja për të marshuar kundër tij me bejlerët dhe bejzadetë, zaimët, timarlinjtë, ajanët, që të kapej Muço Hysa, si shkaktar i vonesës së vjeljes së detyrimeve shtetërore.

Sulltani miratoi propozimin e të ngarkuarit dhe urdhëroi mytesarifin me arpallëk të sanxhakut të Vlorës, Hyseinin dhe kadinjtë e Vlorës dhe të Tepelenës që të kapin Muço Hyson.

Dokumentacioni nuk na sqaron më tej mbi zhvillimin e ngjarjes, por Muço Hysua, siç e pamë më lart, ishte një pikë e fortë besimi ndaj Portës së Lartë. Me sa duke tai do t’ia ketë arritur qëllimit në trugën e rivalizimit për sipërmarrjen e detyrimeve shtetërore.

Hyseini dhe i biri Ahmeti, duke nxjerrë pretekse, kishin bërë që rajatë e krahinës së Dibrës të mos jepnin xhizjen dhe i kishin marrë nën mbrojtje.

Në vitet 1707-1708, ata i kishin detyruar rajatë e fshatrave të tyre të mos jepnin xhizjen dhe kishin penguar vjeljen. Kishte dalë një urdhër për mbylljen e tyre në kalanë e Nishit, por ata nuk i ishin bindur urdhrit.

Hyseini i lartpërmendur ishte ankuar se nuk e lejonin të vilte xhizjen, prandaj doli një urdhër i sulltanit drejtuar qeveritarëve të Shkodrës dhe të Pejës që të dënoheshin sipas sheriatit. Sulltani ngarkoi kadiun e Pejës për të zgjidhur çështjen sipas sheriatit.

Dodë Sultana, kreu i fshatit Lurë, në periudhën 4 prill 1707-23 mars 1708, ishte bërë shkak I pezullimit të vjeljes së xhizjes në kazanë e Dibrës. Si rrjedhim I ankesës, ai me të tjerë u kap dhe u mbyll në kështjellën e Nishit.

Këto çeta të armatosura, me dashje ose për arsye të tjera, merrnin nën mbrojtje popullsinë e thjeshtë dhe nuk lejonin vjeljen e detyrimeve shtetërore.

Kështu në vitin 1711, Hyseini, i biri i Allamanit, Aliu, i biri i Zogut dhe Kurti, i biri i Tanushit, shkuan në kazanë e Manastirit dhe penguin vjeljen e taksave shtetërore. Ç’e kanë shtyrë këtë çetë të shkonte në kazanë e Manastirit, larg krahinës së vet?

 Gjasat më të mëdha kanë të bëjnë me rivalitetin feudal në mbledhjen e taksave. Megjithatë edhe në këtë rast, pa dashje, çeta merrte nën mbrojtje popullsinë e tatuar.

Nga fillimi i shkurtit 1714 bëhet e ditur se Hyseini, banor i fshatit Dohoshisht, i biri, zaimi i quajtur Ahmet, ishin bashkuar me të krishterët dhe nuk kishin dhënë xhizjen bashkë me koxhobashin e tyre, të quajturin Sokol.

Në këtë rast, spahiu është bashkuar me fshatarët që ndodhen në ziametin e tij. Nuk besojmë që lidhja të jetë bërë për arsye filantropike, kur ai ishte një nga zaimët dhe një nga pikat e shëndosha të shtetit Osman, kur numri i tyre në krejt tokat shqiptare i kalonte 250 vetë.

Në vitin 1124(9 shkurt 1712-28 janar 1713), në sanxhakun e Elbasanit ishte vjelë gjysma e taksës së sursatit në masën 1600,5 grosh. Rebelët e qajtur Osman Tarka kishin nxitur popullin që t’i merrnin prapë të hollat, kishin grumbuluar 500-600 vetë dhe kishin penguar shpërndarjen e fletëve të sursait të vitit 1125(28 janar 1713-17janar 1714).

 Sanxhakbeu i Elbasanit kërkoi mbylljen e tyre në një kala. Pak më vonë, mësohet se me ta është bashkuar edhe kadiu i Elbasanit, Aliu, dhe i ka marrë të vobektëve 200 grosh si shpenzime gjyqi.

Sulltani urdhëroi kthimin e parave dhe trasferimin e kadiut në një kaza tjetër, kurse rebelët në fjalë të mbylleshin në kala. Kjo bandë drejtohet nga sekretari i qytetit të Elbasanit, me të cilin është bashkuar edhe kadiu i qytetit. Në literaturën historike këta rebelë quhen feudalë kryengritës.

Sipas një dokumenti të fillimit të gushtit 1714, vreshtat dhe ullinjtë që ndodheshin në qytetin e Vlorës, që bënin pjesë në mukatanë e Vlorës, kishin kaluar në duart e myslimanëve dhe të krishterëve që ishin vendosur në vende të tjera.

Kur u ishte kërkuar e dhjeta e vreshtave dhe e ulinjve që ishin mbjellë që nga koha e regjistrimit, ata kunërshtuan duke thënë se nuk ishin ushtarë kalaje dhe nuk I japim, por nuk lemë as të tjerët t’i japin ato. Dizdari i kalasë së Vlorës, Ahmeti, agai i azabëve,

Zeneli, bashkë me ushtarët e tyre, dhe të quajturit Omer dhe Musa, banorë të qytetit, nuk kishin lejuar vjeljen e tyre, prandaj ata duhej të mbylleshin në kala.

Pak më vonë, doli se dizadari në fjalë u paska shitur municione, barut e plumba nga të kalasë, ngatërrestarëve dhe kryengritësve shqiptarë (usad).

Ai kishte braktisur kalanë dhe banonte në fshat, kishte ngrënë e kishte gllabëruar rrogat e ushtarëve dhe ishte harbuar nga kryerja e zulumeve dhe e veprimeve të tjera arbritare.

Ai ishte bashkuar me të vëllanë, Omer Merkon, dhe me rebelët e quajtur Ibrahim Tabaku dhe Jakup Kuçi, kishte grumbulluar rreth vetes 150 kryengritës, prandaj nuk ishte bërë e mundur vjelja e taksave. Sulltani urdhëroi shkarkimin e tij nga detyra e dizdarit dhe mbylljen në kalanë e Tivarit.

Nga ç’pamë, çetat e armatosura nisnin nga një grusht i vogël njerëzish dhe përfundonin në qindra vetë. Në këto raste ata vepronin të ndarë në grupe të vogla. Përpbërja sociale e çetave të armatosura ishte e larmishme.

Aty ishin grumbulluar fshatarë të thejshtë deri në bejlerë dhe agallarë. Një grup përbënin malësorët e varfër, të cilët nuk ishin në gjendje të shlyenin detyrimet, dhe kishin marrë rrugën e maleve.

Në këto çeta bënin pjesë edhe ish-spahinj, të zhveshur nga e drejta e zotërimit të feudeve, kapedanë, krerë të fshatarësisë, të pakënaqur nga administrate osmane.

Përvoja luftarake dhe pozita shoqërore shpesh i nxirrte ata në krye të çetave. Aty ishin përfshirë qeveritarë, kadinj, dizdarë kështjellash, feudalë që rivalizonin në vjeljen e detyriemve shtetërore.

Këto çeta ishin formuar nga të arratisur të një fshati, sic ishte rasti i çetës që sulmoi sanxhakbeun e Delvinës(1708), përbëhej nga fshati Kuç e Kurtes, kurse ajo që sulmoi shtëpinë e spahiut Mehmet, përbëhej nga fshatrat Qafëzez e Kozel.

 Çeta që sulmoi gjykatën e vivaret e mukatave shtetërore të qytetit të Artës në vitin 1707, përbëhej nga kaçakë të fshatit Margëlëç, Kuç e Glloboçar. Një vit më vonë, del se në këtë çetë është bashkuar edhe nga fshati Betistë e Mazerek.

Në vitin 1707, çeta përbëhej prej kaçakë nga fshatrat Podë, Shena, Kerim Starja, Selim e Kshikçikoj. Në vitin 1713, çeta e armatosur përbëhej nga 15 fshatra të krahinës së Matit.

Fshatrat mund të ishin të një nahije, të një kazaje ose të disa kazave. Kështu çeta e vitit 1713 përbëhej nga fshatarë të krahinave të Kolonjës e të Përmetit, kurse çeta qe vrau xhizjedarin më 1714 në Leskovik, kishte edhe nga fshatrat e Konicës.

Nuk mungojnë raste kur në çetë bënin pjesë qytetarë dhe fshatarë. Kështu, çeta që sulmoi karvanet tregëtare që nisheshin nga Durrësi në fillim të muajit gusht, përbëhej nga qytetarë dhe fshatarë të krahinës së Peqinit.

Të arratisurit kishin qëllime të ndryshme. kaçakët e mirëfiltë shprehnin qëndresën kundër feudalëve dhe kundër sundimit Osman, kurse feudalët e pakënaqur nga pushteti qendror e rivalë në sipërmarrjen e taksave shtetërore, synonin t’i bënin presion pushtetit qendror që të zgjidhte ata në vjeljen e detyriemve, duke krijuar anarki në vend me anë të formave të ndryshme të presioneve.

Nuk mungonin edhe çeta të mirëfilta hajdutësh, që kishin dalë në mal vetëm për të pasuruar. Për këto arsye, veprimtaria e këtyre çetave në dokumentet osmane është konsiceruar si një veprimtari kusarie.

Vrasja e xhizjedarëve mund të interpretohet si rivalitet feudal ose marrje nën mbrojtje e fshatarëve të arratisur, kurse vrasja e dijetarëve është më e vështirë për t’u justifkuar me këto dokumente.

Çetat e armatosura që kishin karakter të mirëfiltë grabitqar merreshin në mbrojtje nga populli i thjeshtë, i cili i mbante me ushqim e veshmbathje dhe i ruante nga forcat osmane.

Kështu, në vitin 1638, sultani urdhëroi sanxahkbeun e Elbasanit, Ali Beun, kadinjtë, kethydatë, komandanët e Vlorës që të kapin Biçakçiun, si tradhëtar i fesë dhe i shtetit dhe ta zhduknin fizikisht.

Përprah tij dolën Sulejman Bejzadeja, Ahmet Shishko, Hydaverdiu, Mehmeti, Halili, Mustafai, Hysein Hoxha dhe Kurti., që shkuan në shtëpinë e tij dhe e ndihmuan që të mbinte në daurt e qeveritarit.

Kështu, urdhri i sultanit nuk u zbatua. Për të dytën herë ai urdhëroi dënimin e njerëzve që ndihmuan, kapjen e Biçakçiut dhe dërgimin e tij në kryeqytet të lidhru me pranga.

Nga se dimë, Biçakçiu nuk ishte një kaçak i thjeshtë. Fakti që e ndihmuan që të mos binte në dorë të qeveritarit dhe e strehuan, tregon se ai ishte një kundërshtar i pushtetit qendror. Mbas tri dekadash, kjo familje del si një nga familjet më të mëdha çifligare shqiptare të shek. XVII-XVIII.

Çetat e armatosura kishin një rëndësi më të madhe se format e tjera të qëndresës. Veprimtaria e tyre kishte rëndësi të dyfishtë: material dhe morale. Me marrjen nën mbrojtje të fshatarëve, ata nuk lejonin vjeljen e detyrimeve; me vrasjen e spahijve, të nënpunësve, shpëtonin përkohësisht fshatarësinë nga detyrimet.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ana tjetër e të shikuarit /Paskthim

Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit