MENU
klinika

Qëllime dhe fitore

Kryengritjet e shqiptarëve në shekuj, armiqtë e tyre

15.09.2018 - 11:06

Shqipëria mbahet si vend i ashpër e luftarak, sa i dashur dhe i dhënë pas mikut, edhe trim kundër armikut. Në fakt një analizë historike përkon me Shqipërinë e fjetur dhe të asimiluar në kohën e pushtimeve, deri aty sa në fund të pushtimit të Perandorisë Osmane ishin osmanizuar nga qytetërimi, nga mënyra e jetesës.

Po si qëndron e vërteta rreth qëndresave të shqiptarëve në shekuj në lidhje me pushtuesit? Kush kanë qenë pushtuesit dhe kush janë luftuar më shumë? Cilat krahina kanë qenë më të pabindura dhe më patriote për mbrojtjen e vendit të tyre? Më poshtë po ju përshkruajmë një shumësi të këtyre kryengritjeve të shqiptarëve.

1256-Shqiptarët duke dëshiruar një Princ Shqiptar, në mos me fis, së paku me ndjesi e zakone… përkrahin Mikel Komnenin II kundra Perandorit Bizantin për Dhesprotatin e Epirit.

1269-Durrësi e rrethe kundërshtojnë pushtimit të Anzhuinëve.

1274- Kryengritja e parë kundra Anzhuinëve, 1267 kishin pushtuar Durrësin e Shqipërinë e Mesme

1280- Kryengritja e dytë kundra Anzhuinëve. Shqiptarët, të lënë nga bizantinët, luftuan si luanë kundra ushtrisë së Anzhuniëve, të cilit kishin humbje të mëdha.

1319- Kryengritja e tretë kundra Anzhuinëve: Durrësi në dorë të rebelëve.

1319-Lidhja e Krerëve Shqiptarë kundra Shtjellën Urosh Milutinit, Princ i Rashës, shpëtues i Katolicizmit e zotërues i padrejtë i shqiptarëve.

1320-Kryengritja kundra Shtjellën Urosh Milutinit, që është thyer nga mbreti i Hungarisë, ardhur në ndihmë të kryengritësve

1336-Shqiptarët çohen peshë kundra Dushanit, Mbretit të Rashës, e kërkojnë ndihmën e Anzhuinëve.

1368-Shqiptarët nuk durojnë që Durrësi të jetë në dorën e Venecianëve, dhe i trazojnë e i sulmojnë pa u ndarë.

1372- Napoli përgatit një ushtri të madhe për të nënshtruar rebelat shqiptarë.

1385-Shqiptarët e jugut luftojnë kundra princit të huaj Esau Buondelmonti.

1409-Shkodra çohet peshë kundra Venedikut, të cilit ia kishin shitur Balshajt

1423-Shqiptarët e Peloponezit çohen peshë kundra Turqve, të cilët për t’u hakmarrë ngrejnë një ‘’kallumë kokash’’

1432-Kryengritja e Topi Golemit kundra turqëve.

1434-Nën udhëheqje të Arianitit Shqipëria veriore çohet peshë kundra turkut e grishet Skënderbeu të kthehet në Shqipëri.

1444-1468- Epopeja e Skënderbeut kundra Turkut

1448-Skënderbeu nuk duron pushtimin e padrejtë të Vaut të Dejës nga ana e Venedikasve

1481- Në vdekje të Sulltan Mehmetit II, mbarë Shqipëria çohet peshë kundra turkut. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut, kthehet në Shqipëri.

1488-Përpjekje të reja të Gjon Kastriotit për Shqipërinë. himarjotët, mirditorët e suljotët kundra turkut.

1497-Kryengritja shqiptare kundra turkut, ndihmuar nga Venediku.

1503-Paqe mes Stambollit, Venedikut e Hungarisë: Shqipëria ‘’Ianun vetun’’ ra mbas nja 1 shekulli e gjysmë qëndresë heroike.

1536-Shqiptarët çohen peshë kundra turkut, të ndihmuar nga Papa, Venediku dhe Perandori

1570-1571-Kryengritja e Shqiptarëve kundra turkut, në rast të luftës së madhe të Lepanit

1572- Ibrahim Begu, i pari pashë shqiptar e sundimtari i Pejës, çohet peshë kundra Stambollit.

1580- Kryengritja e re kundra turkut, shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mikel të Rumanisë, të çuar peshë kundra turqve.

1570-1616- Shqiptarët rinë gjithmonë gati të çohen në peshë kundra turkut, dhe lypin 6 herë ndihmën e Venedikut (vj.1570,157,1580,1601,1616)

1593-1596-Në Shqipëri ngjasin lëvizje të mëdhaja kundra turqëve, të përkrahura nga Selia e Shenjtë e të kundërshtuara nga Venediku.

1596- Himarjotët çohen peshë kundra turkut.

1612- Kryendritja e Janinës kundra turqve.

1614-Fiset e veriut, Hoti, Kuçi, Shkreli, etj., lidhin besë kundra turqve.

1611-1624- Kelmendasit çohen peshë kundra turqve

1638-1639-Kryengritja e hotjanëve dhe e kelmendasve kundra turqve.

1645-1848-Turqia shuan kryengritjen e shqiptarëve

1668-Kryengritja kundër turqve, marrin pjesë të gjithë kosovarët

1696-Hotjanët çohen peshë kundra venecianëve që kishin marrë Ulqinin

1699-Ulqini, Tivari e Kelmendasit çohen peshë kundra turqve, të cilët kanë shuar kryengritjet(Sh.XVIII-Shqipëria një vatër kryengritjesh të pandalura)

1737-Ushtritë austriake në Kosovë: popullsia shqiptare çohet kundra turqve. Ndërshkimi i rreptë nga ana e turkut.

1740-1830-Në Shqipëri ndodhin pa u ndarë kryengritje e kundërshtime kundra turqve.

1769-Shqiptari Mehmet Bushatlliu, Pashë i Shkodrës, ia del të mbahet i pavarur me vepra në mos me tagër nga Stamboli.

1772-Suljotët shtrëngojnë Stambollin t’u njohë pavarësinë e tyre.

1786-Shqiptari Mahmud Bushatlliu lufton e thyhen ushtrinë turke që kishte ardhur të rrethojë Shkodrën.

1803-Qëndresa heroike e suljotëve kundra tiranisë së Ali Pashë Tepelenës.

1833-Kryengritja në Shqipëri jugore e veriore kundra ligjit të ri të Tanzimatit e të reformave.

1835-1836-Kryengritja e krerëve të Shkodrës që u ndihmuan nga malësorët katolikë, shtrëngojnë sundimtarin turk Osman Pashën të struket në kështjellën e Rozafës.

1837-Kryengritja kundra turqve në Shqipërinë e jugut, në kryesinë e Ali Beg Fragullës

1839-Popullsia e Prizrenit çohet peshë kundra turkut dhe nxjerr jashtë sundimtarin turk Ismet Pashën.

1843-Kryengritja shqitpare në Shkup, Tetovë e Prishtinë.

1845-Kryengritja shqiptare në Gjakovë.

1846-Kryengritja kundra turqve përhapet në Shqipërinë jugore, sidomos në Berat e në Gjirokastër.

1849-Kryengritja e malësorëve kundra Stambollit

1852-Malësorët çohen peshë rishtas kundra Stambollit

1854-Kryengritja e re në Shkodër, shuar që në fillim nga Mustafë Pasha, ardhur nga Stambolli me 10.000 ushtarë.

1856- Mustafë Pashës rrethuar nga kryengritasit, i dihet të dorëzohet: e çojnë si Vali n’Azi të Vogël,

1864-Banorët e Gjakovës çohen peshë kundra Reformave të shpallura nga Sultani.

1874-Kryengritja e Kurveleshit e Labërisë dhe Çamërisë.

1875-Dibra çohet e rënon kalanë turke të vendit.

1876-Shqiptarët nuk dëgjojnë nxitjen e Malit të Zi prej frike mos bien nën thonjtë e malazesëve.

1878-Themelimi i veprimtarisë së Lidhjes së Prizrenit e shqiptarëve për mbrotje të Kombit Shqiptar kundra vendimeve të padrejta të Berlinit. Mbas kësaj Lidhje, ndodheshin në Shqipëri kundërshtime të pandashme kundra turqve, sadoqë zyrtarisht dukeshin të mira.

1893-Kryengritja shqiptare e turqve.

1897-Lidhja Shqiptare çon zërin kundra çdo lëshimi të tokës shqiptare për dobi të Malit të zi.

1899-Kuvendi i Pejës për Shqipërinë kundra lakmive të sllavëve të përkrahur nga Rusia.

1903-Gjakova çohet peshë kundra turqve: vrasja e konsullit Rus në Mitrovicë.

1904-Kryengritja e Maqedonisë kundra Reformave e lëvizjes për pavarësi në Shqipërinë jugore.

1909-Kryengritja kundra turqve të rinj: ndahet në shenjë Isa Boletini.

1910-Kuvendi i Ferizajt e përgatitja e kryengritjes së përgjithshme. Kryengritasit ndalojnë një tren ushtarak e zënë rob ushtarët turq me armët e tyre. Shpallja e Komitetit Kombëtar, dëshirë e popullit shqiptar.

1911-Ringjallja e kryengritjes e organizimi i malësorëve katolikë. Lëvizjet kundra turqve të rinj.

1912-Kryengritje në Kosovë: Stambolli pranon autonominë e Shqipërisë.

1920(21-1-9-11) –Mbledhja kombëtare e Lushnjës e veprimi energjik kundra Italisë, që do të largohet nga Shqipëria. Protestimi kundra Paktit të Londrës. ‘’Mbledhja kombëtare e bërë në Lushnjë çohet kundra vendimit që dënon një shtet asnjëanës e një ndër më të vjetrat popuj të Europës, t’u përulet dëshirave imperialiste të qeverive kufitare, ajo i njofton botës së qytetëruar dhunimin e parimeve të shpallura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara e nga përfaqësuesit e Qeverive të Antantës, mbas një lufte që ka bërë me shumë kombe nga zgjedhja e huaj.

Ajo do pavarësinë e plotë të Shqipërisë mes kufijve etnografikë e natyrorë, mbas shpërblimit të padretësive të bëra në Kongresin e Berlinit e Koferenca e Ambasadorëve të 1913.-Ajo cakton mos të pranojë kurfarë mandate a proktetoriati të huaj

1939-1943-Mbas pushtimit italian përnjëherë qëndresa e parive të popullit shqiptar ka nxjerrë pengesa të depërtimit të huaj, e cila ishte e organizuar e bërë gati me kohë për të luftuar kundra ushtrisë italiane ndër maleve të Shqpërisë, mbi rrugët dhe nëpër qendrat e banuara: me duzina njihen demonstratat popullore të bëra kundra pushtuesit Italian.

(Marrë nga libri ‘’Të drejtat e Shqipërisë Etnike’’-Leka)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëkryqe përmendoresh dossier

Shkupi, ku mpleksen fitimtarët e qytetërimet