Dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, janë tanimë në një luftë tregtare.
Shumë eksepertë kanë frikë se ky është vetëm fillimi i një konflikti të gjatë që mund të përfshijë përballje me armë dhe viktima në të, pra shumë larg fushës së tregtisë.
Në fakt, kinezët besojnë, lufta tregtare e Trump provon në mënyrë efektive se Kina është bërë një kërcënim i vërtetë për hegjemoninë amerikane. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë apo është e parëndësishme, ajo që ka rëndësi është perceptimi kinez.
Duke u rritur mes prosperitetit dhe besimit, të ekspozuar ndaj stileve të jetesës dhe edukimit perëndimor, brezi i të rinjve të Kinës, të lindur në vitet 1980 dhe 1990, mbështesin më tepër idetë perëdimore.
Megjithatë rreziku i vërtetë është se nacionalizmi në rritje, dhe Partia, e njohur në Kinë si E Majta e Re, kërcënon kapitalizmin dhe përkrahësit e saj perëndimorë dhe bën thirrje për një kthim në rendin socialist të 40 viteve më parë.
Ana positive është se ka të ngjarë të prodhojë kohezionin politik të nevojshëm për të zbatuar reformat strukturore që e largojnë ekonominë nga tregtia dhe prodhimi dhe që e çojnë drejt konsumit të brendshëm.
Ndërsa grupet e ndryshme të interesit dhe fraksionet bashkohen kundër një armiku të përbashkët, presidenti Xi Jinping do të fitojë edhe më shumë kapital politik, duke mos u përqendruar në rritjen ekonomike të ndikuar më së shumti nga eksportet në një model tregtar neutral.
Shkurtimet e taksave dhe rishpërndarja e pasurisë janë gjithashtu mundësi që duhen shqyrtuar. Edhe pse Kina rrit tarifat për importet e SHBA, ul tarifat për vendet e tjera, në mënyrë që të përmbushë premtimin e saj për të rritur importet e përgjithshme dhe për të rritur konsumin e brendshëm.
Dhe liberalizimi i sektorit të shërbimeve financiare do të përbëjë hapin më të madh të Kinës që prej kohës që u pranua në OBT.
Kufizimet në zotërimet e kapitalit të investitorëve të huaj ose investimet në shërbime po eliminohen në mënyrë sekuenciale.
Të paktën shtatë nga 11 masat që banka qendrore njoftoi në prill, tashmë janë përfunduar.
Nëse lufta tregtare e Trump kërkon ta ndëshkojë atë për praktikat e saj tregtare, pasoja e padëshiruar për të është se Kina tani po forcohet për një epokë të re sfidash politike dhe ekonomike.
Po, vendi do ta ketë më të vështirë realizimin e “Initiatives, një Brez një Rrugë”. Por, në periudha afatgjatë, zvogëlimi i mbështetjes së ekonomisë së vendit në tregtinë e jashtme dhe teknologjitë e importuara do ta bëjë Kinën më të fortë, më elastike dhe ndoshta më pak të gatshme për të pranouar rregullat e hartuara nga SHBA.
Ndonjëherë “humbësi” i një lufte tregtare përfundon më mirë se fituesi. Në vitet 1980, kur Presidenti Ronald Reagan vendosi kufizime mbi numrin e makinave që Japonia mund të eksportonte në SHBA, pati pasoja të rënda për Japoninë. Por, me kalimin e kohës, ajo zhvilloi industrinë e saj që rezultoi tepër e suksesshme.
Trump mendon se sulmet ndaj Kinës do të ndihmojnë të bëjnë “Amerikën e Madhe” përsëri. Por ka më shumë gjasa të bëjë Kinën më të fortë…
Keyu Jin, profesor i ekonomisë në Shkollën Ekonomike të Londrës, një udhëheqës i ri global i Forumit Ekonomik Botëror dhe një anëtar i Bordit Këshillimor të Grupit Richemont.