MENU
klinika

A do të ndryshojë emri?

Ç’do ti kërkohet maqedonasve për ndryshimin e madh?

28.09.2018 - 12:24

Maqedonasit do të votojnë në një referendum të dielën, që mund të rezultojë në ish-republikën jugosllave që ndryshon emrin e saj në “Maqedonia e Veriut”.

Emri i ri do të përfundojë një mosmarrëveshje të gjatë dhjetëvjeçare me Greqinë fqinje dhe do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Por situata është  tensionuar në të dy anët e kufirit dhe presidenti i Maqedonisë po kërkon bojkotimin e votave.

Çfarë do t’iu kërkohet maqedonasve?

“A jeni në favor të anëtarësimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

Pse ndryshim emri?

Maqedonia shpalli pavarësinë në vitin 1991 kur dolën shtete të reja nga ajo që dikur ishte Jugosllavia. Por Greqia argumentoi se emri i fqinjit të saj verior, nënkuptonte një pretendim territorial në rajonin e vet të Maqedonisë.

Kjo është një mosmarrëveshje që të kthen pas në kohë në historinë e lashtë, sepse të dy zonat ishin pjesë e një provincie romake të quajtur Maqedoni, që daton në 168 pes. Dhe të dy pretendojnë trashëgiminë e Aleksandrit të Madh dy shekuj më parë.

Kundërshtimet e Greqisë detyruan OKB-në dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare t’i referohen vendit të ri si “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Athina vuri veton ndaj përpjekjes së Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n në vitin 2008, dhe shkatërroi ambiciet e saj për anëtarësimin në BE.

Maqedonia u përgjigj duke ndërtuar në kryeqytet, Shkup, shumë statuja të heronjve grekë, si Aleksandri i Madh.

Cila është zgjidhja e propozuar?

Shtimi i një fjale në emrin e Maqedonisë: Veri.

Në 27 vjet, shumë sugjerime janë propozuar, pastaj janë hedhur poshtë. Por ndryshimi i qeverisë në Maqedoni vitin e kaluar solli fillimin e negociatave serioze më në fund.

“Qytetarët tanë ishin sëmurur nga ky problem,” thotë ministri i Maqedonisë, Damjan Mançevski. “Ishte duke i rënduar Maqedoninë për një periudhë kaq të gjatë dhe nuk po na linte të ecnim përpara”.

Çfarë përfiton Maqedonia?

Greqia do t’i japë fund vetos për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Dhe pyetja në fletën e votimit të referendumit e bën këtë tepër të qartë, duke i kërkuar votuesve nëse ata dëshirojnë anëtarësimin në dy bashkësitë ndërkombëtare duke pranuar marrëveshjen greke.

“Ne nuk po e ndryshojmë emrin tonë sepse duam ta bëjmë” i tha BBC Kryeministrit Zoran Zaev. “Ne e bëjmë për shkak të së ardhmes sonë në BE dhe NATO. Të gjithë e dinë se pse po e bëjmë këtë.”

Kjo vlen veçanërisht për qytetarët e rinj të Maqedonisë. “Të rinjtë në Maqedoni janë një e katërta e popullsisë , dhe ata janë një nga grupet më të mëdha të margjinalizuara”, thotë Dona Kosturanova nga Forumi Rinor Arsimor. “Ata po luftojnë me arsim të dobët dhe papunësi të lartë”.

Por marrëveshja me Greqinë nuk vlerësohet në mënyrë universale si mjete për arritjen e këtyre qëllimeve. Analistja  politike Marija Ristreska thotë se marrëveshja po nxitohet.

“Kemi një marrëveshje midis aktorëve të caktuar politik, pa një konsensus të përgjithshëm shoqëror, i cili është i destinuar të mos ketë sukses afatgjatë”.

A ka qenë e drejtë fushata?

Lajmet e rreme të Maqedonisë fituan famë botërore pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2016.

Një studim i Komisionit Transatlantik mbi Integritetin e Zgjedhjeve zbuloi se llogaritë e automatizuara të Twitter po përpiqen të ndikojnë.

Këshilltari i lartë i Komisionit, Fabrice Pothier thotë “Ata po përpiqen të zhvlerësojnë referendumin”.

Por ministri i informacionit Damjan Mançevski nuk është alarmuar. “Më shumë se 70% e maqedonasve ende marrin informacionin e tyre nga lajmet televizive, në vend të mediave sociale”, thotë ai.

Pra, Maqedonia është gati për ndryshimin e madh, por mbetet ende  e paqartë sesi do të shkojë gjithçka…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’