MENU

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Çështja e Maqedonisë/ Sërish konflikt në politikën greke?

17.09.2018 - 16:33

Në prag të referendumit në Shkup në 30 shtator, rindizen reagimet ndaj Marrëveshjes për emrin në Athinë. Lideri i partisë së koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, Panos Kamenos ka thënë se nëse ndodh kjo marrëveshje, ai kërcënon me braktisje të koalicionit qeveritar.

Unë tashmë një kohë të gjatë publikisht jam obliguar për një çështje dhe kjo nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë. Ne nuk do të marrim pjesë në Qeverinë që do ta sjellë në Kuvend këtë marrëveshje, që do të thotë se do ta tërheqim besimin për Qeverinë”- u shpreh Panos Kamenos, lideri i partisë Grekët e Pavarur.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë greke iu kundërpërgjigj Panos Kamenosit, duke thënë se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet me shumicë votash në Kuvendin grek, madje sapo Shkupi të mbarojë me referendumin dhe ndryshimet kushtetuese.

Pozita e Kamenosit në raport me marrëveshjen është e njohur, por jam i bindur se në këtë moment ekzistojnë aleanca politike në parlamentin grek për ratifikimin e marrëveshjes dhe kjo do të tregohet kur të vihet në rend dite dhe kur të votohet”- theksoi Dimitris Canakopulos, zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nga ana tjetër përgënjeshtroi akuzat e liderit të Demokracisë së re opozitare, Kyriakos Micotakis, duke thënë se Qeveria aktuale nuk është e para që ka njohur gjuhën maqedonase, pasi këtë vendim e kanë ndërmarrë më parë edhe qeveritë paraardhëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN