MENU
klinika

PASOK: Mitsotakis, gjueti votash!

“Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë”

23.04.2024 - 11:27

Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulaqis, ka sulmuar sërish Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleris në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” që do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen nga data 6-9 Qershor.

Duke folur në emisionin “MEGA Ëeekend”, Nikos Androulakis thotë se arsyet e kandidimit nga Mitsotakis të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk janë kombëtare dhe aq më pak europiane, por vetëm kalkulim i pastër elektoral.

“Minoriteti grek i Vorio Epirit është një çështje kombëtare. Motivet e zotit Mitsotakis nuk janë as kombëtare e as evropiane, janë gjueti votash. Pozicioni i zotit Beleris është vendi ku e kanë votuar himarjotët, kryetar bashkie në zonën e tij. Më bën përshtypje, një ditë zoti Beleri është kandidat dhe të nesërmen zonja Bakojanis sjell një rezolutë në Këshillin e Evropës që Kosova të anëtarësohet dhe ministri i Jashtëm nuk është dakord. Na ekspozojnë. Fleta jonë e votimit është një xhevahir. Kemi njerëz nga sporti, nga kultura dhe të rinj”.

Me të njëjtën gjuhë edhe eurodeputetja Evi Kristofilopulu tha se përmes kandidimit të Belerit, Kryeministri Mitsotakis po vendos interesin partiak mbi atë kombëtar.

Ndalimi i rrjedhjes së votave të Demokracisë së Re drejt së djathtës ekstreme, shihet edhe si synim kryesor sipas saj nga ana e Mitsotakis.

E majta në Greqi këmbëngul që Fredi Beleri është më i nevojshëm si kryetar i Bashkisë së Himarës, në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe pronat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Sipas ligjit grek, Beleri ka të drejtë të jetë kandidat, por në rast se zgjidhet eurodeputet do të duhet të japë dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Sondazhet e fundit në Greqi flasin për një epërsi të Belerit, i cili pavarësisht se është renditur i 42 në listën e Kryeministrit grek, duket se ka një pëlqim nga populli, që e vendos atë mes 5 eurodeputetëve fitues në zgjedhjet për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Tre fëmijë në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Greqi, pesë të plagosur

Qyteti dhe zonat përreth mbulohen nga mjergulla portokalli

FOTO/ Pluhuri saharian ‘pushton’ Athinën

"Jepini sisteme të mbrojtjes ajrore..."

BE-NATO ‘presion’ ndaj Greqisë dhe Spanjës