MENU
klinika

AKU mbyll biznesin

Çfarë po hamë? Bllokohen dhjetra ton produkte të skaduara

02.09.2018 - 19:44

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një kontrolli të ushtruar në Shkozë dhe në Rinas, ka bllokuar rreth 33 ton produkte të skaduara.

Mësohet se këto produkte kishin si destinacion shitjeje vendin tonë.

Sipas kontrollit të AKU-së, në magazinën e parë të subjektit “IN FOOD” janë konstatuar kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar.

Bazuar në njoftimin e AKU-së thuhet se për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore.

1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
2. Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg

“Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit.
Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit”.

Më tej AKU ka njoftuar se do të vijojë verifikimet e mëtejshme për një kontroll më të detajuar të këtij rasti.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre“, shkruhet më tej në njoftimin e AKU-së