MENU
klinika

Destinacionet e pazakonshme

Daily Mail: Tirana në 10 vendet që duhen vizituar

09.09.2018 - 19:00

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është listuar në një artikull të britanikes ‘Daily Mail’, si një nga 10 vendet për tu vizituar.

Sipas Daily Mail, Tirana është një nga ato qytete jashtë rrethit të zakonshëm të vendeve që ja vlen për tu vizituar, si dhe një destinacion ku fluturimi nuk do të ketë kosto shumë të larta.

Bazuar në renditjen, e të përditshmes britanike, Tirana është në vendin e 7-të, duke lënë pas disa prej vendeve si Bari në rajonin e Puglias në Itali, Bourgas në Bullgari, dhe atë të Izmirit në Turqi.

Ndër vendet e para qëndrojnë:

Dole, një qyteti vogël francez,

Kosice, qyteti i dytë pas Bratislavës në sllovaki,

Aarhus, tjetër qytet në Danimarkë,

Varshava, kryeqyteti i Polonisë

Rovaniemi në Finlandë,

si dhe,- Lviv në Ukrainë.

Në përshkrimin për Tiranën, Daily Mail, shkruan:

“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”.