MENU
klinika

Sistemi i ri elektronik

Deputetët nën presion, ‘syri vëzhgues’ në Kuvend

11.09.2018 - 19:03

Sistemi i ri elektronik i kamerave dhe mikrofonëve është instaluar në sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Kjo mënyrë e re e të vëzhguarit, duket se i ka vënë nën presion deputetët dhe nën përgjim ’24 orë në 24′.

Sistemi do të realizojë transmetimin në zyrat qendrore të bisedave të deputetëve, të cilat janë në funksion të punës së Kuvendit, por jo vetëm, madje dhe ato jashtë këtij kuadri.

Lidhur me këtë ndryshim, deputeti Ilir Beqja, e ka krahasuar funksionimin e tyre njëlloj me atë të ‘Big Brother-it’.

Nga ana tjetër ka patur dhe nga rastet kur është kërkuar fikja e këtyre kamerave, sikurse në momentin kur çështja diskutohej mes anëtarëve të komisionit, deputeti Robert Bitri, kërkoi fikjen e kamerave.

Por, insistimi i tij ndaj kësaj kërkese nuk është se rezistoi gjatë, duke qenë se, kryetarit të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, ndërhyri duke kërkuar regjistrim të diskutimit.

Mundësia për të paraqitur shqetësimet e tyre sipas Shalsit, do të jetë pasi të trajnohen me ekspertët dhe të njihen me mënyrën si funksionon sistemi.