MENU
klinika

Formulari i Dekriminalizimit

Deputeti Rraja fsheh përplasjen me armë

29.09.2018 - 21:53

Sot, oficeri i policisë i larguar tashmë nga Shqipëria, Emiljano Nuhu ka deklaruar se deputeti është përfshirë në një incident të armatosur me një punonjës policie në 1998, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy, si Rraja ashtu edhe polici.

Pikërisht nga kjo ngjarje, deputeti ka mbetur me probleme në sy, ndaj edhe mban gjithnjë syze, ka thënë Nuhu.

Këto akuza lidhur me një ngjarje që nuk është folur kurrë më parë, kanë hapur një temë të re të nxehtë.

Rraja është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, zona e Krujës prej 1 viti.

rrahman-rraja-konica.al
rrahman-rraja-konica.al

Si gjithë deputetët e tjerë ai ka plotësuar formularin e Dekriminalizimit,Shihet qartë se formulari i Rrajës është “i bardhë”, pra është përgjigjur me jo të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me gjendjen e penalitetit.

“Njësia Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme kreu një sërë verifikimesh për deputetët e parlamentit, përgjatë viteve 2016 dhe 2017, ku rezultoi se disa deputetë dhe kryetar bashkie kishin mashtruar me formularin e dekriminalizimin, duke mos deklaruar precedentët penale në të shkuarën e tyre.

Si pasojë e këtij ligji u larguan:

Shkëlqim Selami (LSI) Dashamir Tahiri (PD) kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, Aqif Rakipi (PDIU), Gledion Rehovica (LSI). Dorëzuan mandatet nën presion (para se të miratohej ligji) Armando Prenga (PS) dhe Arben Ndoka (PS).

Në rastin e deputetit Rraja, mbetet që Njësia e Dekriminalizimit ne Prokurori të hetojë në mënyrë të thelluar nëse ka dokumente apo dëshmitarë që provojnë perplasjen me armë të deputetit në 1998, siç pretendon oficeri i policisë.