Në një kohë kur sot aplikohet për herë të parë taksa për Rrugën e Kombit, Kukësi paralajmëroi protesta. Ndonëse u përfol se do të ishte një protestë e fuqishme ku do të kishte shumë pjesëmarrës, rezultoi krejt e kundërta. Përveç disa qytetarëve të Kukësitn dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, askush tjetër nuk shkoi në qendër të qytetit në orën 11:00, ku do të protestohej kundër taksës në fjalë.
Në protestë ishte vetëm kryetari i PD-së dhe ish-kryetari për Kukësin, ndërsa u vu re mungesa e kryetarit të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiakë. I vetmi nga deputetët e PD ishte Agron Shehaj, që i përket qarkut të Vlorës, ndërsa u vu re mungesa e kolegut të tij Flamur Noka.
Pjesëmarrësit në protestë thanë se shkak i mospjesëmarrjes në tubim të qytetarëve të Kukësit ka qenë frika dhe presionet e ushtruara ndaj tyre.
Aplikimi i taksës nisi që në mesnatë, ndërsa kompania koncensionare bëri me dije se procesi ka nisur pa probleme.
Më herët shoqëria civile kishte paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Kukës, për të kundërshtuar vendosjen e tarifës.