MENU
klinika

Denoncimi për dhunë

Dhunimi nga djali i deputetit të PS, reagon Rama: E pafalshme

29.09.2018 - 11:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ngjarjen e rëndë, ku djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është denoncuar nga ish- e dashura e tij, për dhunë, përdhunim, përndjekje dhe tortura.

Me një shënim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme”, por kritikon te gjithë ata që po abuzojne sipas tij, politikisht me vajzën.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.“- shkruan rama në twiter.