MENU
klinika

Edhe 4 muaj kohë

Digjitalizim? Akoma Jo! AMA shtyn afatin

11.09.2018 - 14:23

Një ditë pas fikjes së antenave të transmetimeve analoge, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të rikthejë këtë sinjal, të paktën edhe për 4 muaj.

Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.

AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

Kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala, ka bërë me dije se rikthimi i transmetimeve analoge do të bëhet deri më 15 janar, kur do të fiken për herë të dytë, e kësaj here përgjithmonë.

“4 muaj kohe për pajisjen me dekodera. Agati i fundit është 15 janari. 700 ankesa deri më tani. Rindezje të transmetimeve analoge të licensuara”, ka deklaruar ndër të tjera, kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN