MENU
klinika

Pas fikjes  së sinjalit

Digjitalizimi/ 4 anëtarë të AMA kërkojnë largimin e Gentian Salës

12.09.2018 - 16:00

Pas fikjes  së sinjalit analog dhe vendimin për rikthimin e tij, katër anëtarë të AMA-s kërkojnë largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala.

Ky veprim quhet antikushtetues.

Propozimi erdhi nga anëtari i AMA, Sami Neza dhe është firmosur dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të AMA-s dhe kryetarit Salaj, për të mbyllur transmetimet analoge në datën 10 Shtator, pa njoftuar dhe mbledhur paraprakisht Bordin vendimarrës të institucionit. Anëtarët Nezaj, Musta, Gjekmarkaj dhe Bregu, konstatuan përgjegjësinë direkte individuale të Kryetarit të AMA për situatën e rëndë të krijuar me mbylljen e transmetive analoge, duke shkaktuar pakënaqësi të ligjshme tek qytetarët. “ – thuhet në njoftimin shpërndarë mediave, ku ndër të tjera theksohet se vendimi i mbylljes së menjëhershme të sinjalit televiziv analog shkaktoi shkelje masive të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN