MENU
klinika

Afati u shty me 4 muaj

Digjitalizimi/ Ama shtyn afatin, reagon Rama

11.09.2018 - 15:03

Pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge, i cili u ndërpre dje, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter Rama përshëndet vendimin e AMA-s dhe thotë se zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.

Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv.

Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se një ditë pas fikjes së antenave të transmetimeve analoge, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të rikthejë këtë sinjal, të paktën edhe për 4 muaj.

Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.

AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN