MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ditët më ‘të zeza’ të Trump…

26.09.2018 - 10:51

Presidenca e Donald Trump është e mbushur me kriza, rasti i kandidatit të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh, është i fundit në një listë të gjatë “fatkeqësish”. 

Tani, mundësitë që republikanët të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit po rritet nga dita në ditë.

Kuo nuk është periudha më e mirë për Donald  Trump. Në fakt, jo se ka patur ndonjë periudhë të mirë por kjo është periudha më e keqe e presidencës së tij deri më tani. 

Dhe Trump po e tregon qartë këtë. Ndihmësit e tij janë përpjekur për ta shpëtuar atë. Dhe, siç mund të ishte parashikuar, përpjekjet nuk kanë qenë plotësisht efektive. Gazetarët raportojnë se ndihmësit e Trump thonë se presidenti amerikan ndihet i vetmuar dhe i mënjanuar.

Ndjenja e vetmisë nuk duhet t’ju habisë, pasi Trump nuk shquhet për ndonjë miqësi të ngushtë. Pothuajse askush që punon për të nuk ndjehet i sigurt. Ndoshta askush përveç vajzës së tij Ivanka, nuk është i sigurt nga zemërimi i presidentit.

Keqardhja e Trump për veten është shtuar kohët e fundit. Ai vazhdon të ankohet për Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions. Por Trump ka probleme më të mëdha se kaq. Ish-kryetari i fushatës së tij, Paul Manafort, jo vetëm që është dënuar për tetë akuza mashtrimi dhe evazion fiskal, por gjithashtu ka vendosur të bashkëpunojë me Robert Mueller dhe këshillin special që kryeson hetimin e Rusisë. 

Trump kishte lënë të kuptohej se ai do të falte Manafort, por ai u këshillua që ta bënte këtë përpara se zgjedhjet afatmesme të kongresit të nëntorit të ishin katastrofike për republikanët. Marrëveshja e Manafort me Mueller e bën atë të heqë dorë nga shumica e pronave të tij dhe dhjetëra miliona dollarë, por ai është i gatshëm të pranojë humbje të mëdha financiare për të shmangur mundësinë e kalimit të pjesës së mbetur jetës së tij në burg. Përveçse të reduktonte dënimin e tij të mundshëm, Manafort gjithashtu donte një marrëveshje që do ta mbante familjen e tij të sigurt. Në fund të fundit, ai do t’u jepte prokurorëve të Muellerit mallrat e disa oligarkëve rus pranë Presidentit Vladimir Putin.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, avokati i Trump, Michael Cohen, gjithashtu ka rënë dakord të bashkëpunojë me prokurorët. Cohen di shumë mirë çdo lloj veprimi të mëparshëm të Trump në biznes dhe ka pohuar publikisht se ai kishte paguar gratë me të cilat Trump kishte patur marrëdhënie seksuale, që të heshtnin para zgjedhjeve presidenciale. Kjo e bëri Trump të futej në probleme me ligjin.

Dhe tani vendimi për të emëruar Brett Kavanaugh, për të zëvendësuar Anthony Kennedy në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, varet “në fije të perit” dhe mund të hidhet poshtë në çdo moment. Kavanaugh ishte një zgjedhje e rrezikshme. Edhe ai ishte nga shoqëria federale e krahut të djathtë, dhe dallohet për pikëpamjet e tij të çuditshme rreth pushtetit presidencial. Kavanaugh ka shkruar se ai mbështeste idenë se një president nuk mund të hetohet gjatë kohës që ai është në detyrë.

Kjo pikëpamje se presidenti është mbi ligjin është tepër e çuditshme. Për më tepër, Kavanaugh i shpreh pikëpamjet e tij pa kurrëfarë dyshimi. Për çështje të tjera, duke përfshirë të drejtat e abortit, ai ka qenë i pavendosur në përgjigjet e tij dhe ka dëshmi se ai ka gënjyer në Komisionin e Gjyqësorit të Senatit për disa çështje.

Por megjithëse Kavanaugh ishte një zgjedhje jopopullore, ai kishte mbështetjen e republikanëve. Kjo mbështetje vazhdoi edhe pasi Christine Blasey Ford, një profesoreshë në Kaliforni, pretendonte se Kavanaugh e kishte dhunuar atë seksualisht kur ishin në shkollë të mesme. Më vonë edhe një grua tjetër pretendonte se ishte dhunuar seksualisht nga Kavanaugh, ndonëse historia e saj dukej më e besueshme të paktën.

Trazirat u shtuan me publikimin e librit të fundit të Bob Woodward, “Frika”, i cili ofron një portret të Shtëpisë së Bardhë si aspak funksionale. Libri, së bashku me një letër anonime publikuar në New York Times nga një zyrtar i lartë i administratës, e akuzonin presidentin si të pavetëdijshëm, injorant dhe paranojak.

Një sondazh i Wall Street Journal/ NBC i të dielës së 23 shtatorit, rezultoi se duket se ka gjithnjë e më shumë mundësi që demokratët të mund të rifitojnë kontrollin e Senatit.

Edhe nëse Trump triumfon, jeta për të do të bëhej shumë më e ndërlikuar. Nëse Demokratët do të merrnin edhe Senatin, Trump mund të ishte në telashe edhe më të mëdha… 

Elizabeth Drew është redaktore e The New Republic dhe së fundi autore e librit “Gazeta e Uashingtonit: Raportimi i skandalit Watergate dhe rënia e Richard Nixonit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN