Tenisti serb Novak Djokoviç, një vit më parë, bëri deklaratën shokuese se sporti i tenisit nuk e tërhiqte më si më parë dhe nuk i jepte të njëjtat kënaqësi duke lëshuar shumë terren dhe duke zbritur shumë shkallë në klasifikimin e ATP.
Por një vit më pas “Nole” duket sikur është rinuar plotësisht dhe po shfaq dëshirën e një adoleshenti për të fituar. Serbi është rikthyer në nivelet më të larta, duke triumfuar fillimisht në Wimbledon dhe më pas në US Open, dy nga 4 grand slam-et e vitit.
Djokoviç kërkon t’i bëjë një mbyllje spektakolare vitit 2018, duke fituar të gjithë turnetë që do të marrë pjesë. Nadal tashmë duhet të ndihet i kërcënuar. 31-vjeçari ballkanas aktualisht mban numrin 3 në botë, por synon t’i rrëmbejë fronin në një kohë shumë të shkurtër spanjollit.
“Do të përpiqem të vë në vështirësi Nadal dhe të rikthehem në krye që këtë vit. Në 3 muajt e fundit kam bërë një paraqitje të mirë dhe dua ta ruaj këtë nivel deri në fund të sezonit. Dhe nëse arrij të luaj kështu, kam shumë shanse që të realizoj sa më shpejt objektivin tim”, – deklaroi tenisti serb Novak Djokoviç.
Më pas Djokoviç zbuloi edhe turnetë në të cilët do të marrë pjesë gjatë muajve në vazhdim. “Nuk do të jem në Kupën Davis, do të luaj në Laver Cup, ndërkohë që nuk kam vendosur nëse do të jem apo jo në turneun e Pekinit. Do të jem në Shangai…”