MENU
klinika

Moto GP

Dovizioso triumfon në San Marino, Rossi…

09.09.2018 - 14:53

Garën e radhës të Moto GP, pikërisht në San Marino, e ka fituar një Italian, por jo Valentino Rossi, që ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese për tifozët e shumtë të tij. Sot ka triumfuar Andrea Dovizioso me Ducatin e tij.

Jorge Lorenzo, që ka qenë në vendin e dytë deri në xhiron e parafundit, ka gabuar dhe ka dalë nga pista. Rrëzim nga i cili ka përfituar spanjolli i Honda-s, Marc Marquez, i cili është ngjitur në vendin e dytë të podiumit, i ndjekur nga Crutchlow.

Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka dalë në vendin e shtatë. Yamaha është motori me më shumë fitore në këtë cirkuit, që nga koha kur është kthyer të jetë pjesë e kalendarit, me gjashtë fitore kundrejt katër të Honda-s.

dovizioso andrea
dovizioso andrea

Ducati, para garës së sotme, kishte fituar vetëm një herë këtu, 11 vite më parë me Stoner. Ndërkohë, piloti më i suksesshëm në këtë pistë është spanjolli Marc Marquez, me pesë fitore të marra në të tre cilindratat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN