Drejtori i Burgjeve Arben Çuko është shkarkuar nga detyra.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Stefan Cipa.
Motivacioni i këtij ndryshimi është përmirësimi i punës.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë thuhet se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.
Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.
Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.