Reperi me famë botërore, Mac Miller, është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, Kalifornia, rreth mesditës të së premtes.
TMZ raporton se mbidoza i ka marrë jetën reperit të famshëm në moshën 26-vjeçare. Policia është njoftuar nga një mik i Mac, i cili ka telefonuar autoritetet pikërisht nga shtëpia e reperit.
Mac Miller ka qenë në luftë të vazhdueshme me drogën, por pa mundur ta mposhtë atë. Prej rreth 2 vjetësh ai ishte në lidhje me këngëtaren Ariana Grande, ndërsa kjo e fundit tha në muajin maj se nuk mund të vazhdonte me Mac, derisa ai vazhdonte të ishte një përdorues i rregullt i drogës.
Raperi i “My Favorite Part”, ka lindur në Pitsburg dhe e nisi karrierën e tij në vitin 2010, kur ai publikoi KIDS-in, kur ishte vetëm 18-vjeç.