Dua Lipa, Rita Ora, por edhe këngëtare të tjera me origjinë shqiptare nuk e kanë fshehur asnjëherë origjinën e tyre edhe pse janë në elitën e muzikës botërore, duke marrë sukses pas suksesi.
Dua Lipa, e cila e ka shprehur me krenari shumë herë se ajo është nga Kosova, këtë herë e ndodhur mes yjeve si Jessica Alba, Sofia Vergara, Jennifer Lopezin e Becky G, ajo ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Dua Lipa mori pjesë në festivalin e iHeartRadio që u mbajt në Las Vegas dhe nuk hezitoi të bënte simbolin shqiptar para kamerave.
Bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur ngjyrën e zezë për këtë festival ku kombinonte pantallonat me një bust të shkurtër.
Suksesi i fundit i Duas është kënga “Electricity”, ndërkohë që ka nisur punimet për një duet me mbretin e muzikës në Itali, Andrea Bocelli.