MENU
klinika

10-vjeçari nga Mati

“Duhet të shesë dhe disa misra për të blerë librat”

15.09.2018 - 16:54

Në vendin e quajtur “Ura e Karicës”, përgjatë aksit Burrel-Tiranë, pothuajse çdo ditë qëndron në anë të rrugës një djalosh 10-vjeçar i cili përpiqet të sigurojë jetesën.

Olgerti, 10- vjeçar, gjendet në rrugë që nga ora 8 e mëngjesit, duke tentuar të shesë misra të pjekur, dhe pavarësisht se është një djalë i mitur, ai qëndron i vetëm, pavarësisht dhe kushteve të të nxehtit deri në 7 të pasdites.

Në këtë mënyrë ai mundohet të sigurojë të ardhura për familjen e tij e cila është në kushte të vështira ekonomike.

Ai duhet të mendojë sigurojë i vetëm pasi familja nuk ka mundësi ta mbështesë lidhur me shkollimin e tij, i duhet të sigurojë librat dhe gjithçka tjetër për këtë vit të ri shkollor.

Ai përballet çdo ditë me këtë situatë teksa dhe jeton me shpresën e tij të vogël se nevoja e tij do të  mbushet nga dikush që do ndalojë të blejë një misër.