MENU
klinika

Çështja çame

‘E mbështesim Shqipërinë vetëm nëse nuk përmend Çamërinë’

29.09.2018 - 16:51

Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos ka bë disa deklarata mjaft të ashpra për çështjen çame, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të sa kaluarës kriminale të çamëve si bashkëpunëtorë të nazizmit.

Vendi ynë fqinj, Shqipëria, për të cilën ushqejmë ndjenja miqësore, duhet ta dijë se gjithçka kalon nga respektimi i të vërtetës dhe i historisë. Duhet pra ta dijë se e ashtuquajtura çështje çame është problem, pse ata u bënë bashkëpunëtorë të nazistëve. Dhe për sa kohë e mbështet këtë çështje është sikur mbështet ata kriminelë që përgjakën gjithë Europën. Dhe të mos marrë parasysh që Europa ku Shqipëria synon të hyjë, është ngrehina që u krijua për mos t’i jetuar kurrë më ato krime, ato mizori”.

Presidenti grek, foli sot në një veprimtari përkujtimore të zhvilluar në Paramithia, ku në 29 shtator 1943 u vranë 49 grekë “nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë çamë”, sipas historiografisë greke.

 

Në vazhdim të deklaratës së tij në drejtim të Shqipërisë, Pavlopoulos shtoi:

I themi krejt sinqerisht, nëse e do miqësinë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë në rrugën e saj europiane që përndryshe është e domosdoshme, duhet që menjëherë të pranojë të vërtetën e padiskutueshme historike të së kaluarës kriminale naziste të çamëve dhe mos ta përmendë kurrë në marrëdhëniet ndërmjet nesh. Çdo herë që e përmend, është çështje nderi për ne. Le ta kuptojnë, nuk çështje hakmarrjeje. Është çështje drejtësie”.

“Çamët nuk u larguan të përndjekur nga Thesprotia, siç pretendojnë, por që të mos gjykohen si bashkëpunëtorë të nazizmit, sepse duhej të gjykoheshin, pasi kryen krime kundër njerëzimit”, tha kreu i presidencës greke.

Kështu ka deklaruar presidenti grek në drejtim të çamëve, duke këmbënngulur që bashkëpunëtorët më të mëdhenj të nazisëve në Greqi gjatë luftës së dytë botërore, kanë qenë ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e kryeministrit grek

Tsipras: Çështja çame nuk ekziston


Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev