Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Abilene të Teksasit. Një debat për një arsye absurde, për një kosh plehrash të vendosur në rrugicën e përbashkët, ka bërë që babai së bashku me djalin e tij të ekzekutojnë me armë fqinjin.
“Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë, teksa përplasen me të fejuarin e saj.
“Provo të ma drejtosh armën”, dëgjohet 37-vjeçari Aaron Howard.
Ndoshta viktima nuk e mendoi se do i drejtonin armën e jo më ta qëllonin, ashtu siç bënë babë e bir njëkohësisht, duke lënë të vdekur.
Por edhe më absurd ishte vendimi i gjykatës. Të dy u arrestuan dhe u liruan pasi paguan 25,000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit…