MENU
klinika

Një marrëveshje e re

Edhe Greqia në “kurthin” e Kinës…

01.09.2018 - 09:45

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi nënshkruan të hënën një marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm grek për planin infrastrukturor “Brezi dhe Rruga” të Kinës.

Natyrisht, ministrat e portretizuan nënshkrimin si një moment historik në bashkëpunimin kinez dhe grek kundër forcave të errëta të “unilateralizmit dhe proteksionizmit”, siç njoftoi shërbimi i lajmeve të Kinës, Xin Hua, i cili tha “Nënshkrimi është si instalimi i një motori të ri të lartë për marrëdhëniet Kinë-Greqi, i cili do të injektojë një shtysë të fortë dhe afatgjatë në bashkëpunimin pragmatik midis dy vendeve”, duke cituar këshilltarin shtetëror kinez dhe ministrin e jashtëm Wang Yi.

Si një pikë e rëndësishme takimi në Rrugën e Mëndafshit, në det dhe në tokë, dhe Porti i Pireut është një model bashkëpunimi midis Kinës dhe Greqisë. Hua tha se është një mjet i dobishëm për përmirësimin e qeverisjes globale, si dhe liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve.

Ministria e Jashtme kineze e përshkroi memorandumin me Greqinë si një angazhim për “përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit në çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale për të trajtuar së bashku sfidat globale”.

Kinezët gjithashtu shprehën optimizëm se Greqia mund t’i ndihmojë ata të kenë marrëdhënie më të mira me Bashkimin Evropian.

Kina përmendi portin grek të Pireut si një shembull bashkëpunimi të suksesshëm. . Firmat shtetërore kineze tani kontrollojnë pothuajse dhjetë për qind të kapacitetit portual të Europës.

Greqia u bë aleat i Kinës kundër përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut kineze dhe agresionin ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

New York Times paralajmëroi saktësisht një vit më parë se financimet e lëkundshme të Greqisë dhe zemërimi kundër masave shtrënguese të imponuara nga BE do ta çonin Greqinë në orbitën e Kinës.

Qëndrimi diplomatik i Greqisë vështirë se kaloi pa u vënë re nga partnerët e saj evropianë ose nga Shtetet e Bashkuara, të cilat më parë ishin të shqetësuar se Greqia mund të ishte një objektiv  për Rusinë, gjithmonë e etur për të ndarë bllokun.

Në vend të kësaj, kinezët janë bërë një lojtar gjithnjë e më i fuqishëm i huaj në Greqi. Europa ka shpenzuar para për të mbështetur Greqinë për vite me radhë, duke i dhënë shuma gjigante borxh. Por për herë të parë që nga fillimi i vitit 2010, Greqia mund të qëndrojë në këmbët e veta. Kjo ishte e mundur falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit grek, bashkëpunimit të mirë me qeverinë e tanishme greke dhe mbështetjen e partnerëve evropianë nëpërmjet huave dhe lehtësimit të borxheve.

Rastësisht, Kina ka luajtur një lojë të ngjashme me ekonomitë e tjera të dobëta famëkeqe të Evropës, si Portugalia dhe Spanja.

Pas miliarda dollarësh të investimeve kineze, Portugalia preferoi që kompania e saj më e madhe të blihej nga kinezët, jo nga evropianët.

Pas investimeve në portet spanjolle, Kina i tha Universitetit të Salamancës se duhet të anullonte ngjarjet vjetore të Ditëve Kulturore të Tajvanit, sepse sipas Kinës shkaktonte konfuzion dhe keqkuptime rreth problemit të Tajvanit. Të hënën, universiteti bëri pikërisht këtë.

Ndërsa tani, është radha e Greqisë..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN