MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

“Edhe sikur të isha lider botëror, nuk do ta njihja Kosovën”

21.09.2018 - 18:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është gjithmonë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por shtoi se është e nevojshme të dihet se cila është tema e tij.

“Unë të shkoj atje dhe të më thonë se do të ishte mirë ta njoh Kosovën dhe se do të isha udhëheqës botëror nëse e bëj një gjë të tillë – nuk dua. Nuk më intereson. Nuk dua të jem udhëheqës botëror. Çfarë tani? Do të më zëvendësoni si disa? Unë prej këtij vendi nuk iki. As unë, as fëmijët e mi”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Ai tha se nuk mendon se është zgjidhje që Serbia të mos fitojë asgjë në dialog dhe të poshtërohet.

Unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë. Pikë”, tha Vuçiç.

Prishtina dhe Beogradi, që nga viti 2011, po bisedojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Së fundmi, përfaqësuesit e dy vendeve kanë shpalosur idenë e ndryshimit apo koorrigjimit të kufijve si zgjidhje e mundshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një dakordësi në këtë marrëveshje, mund të sjellë njohjen nga Serbia.