MENU
klinika

Detajet

Ekipi i Kosovës, në duart e serbëve/ VV dhe LDK kundër…

04.09.2018 - 20:05

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë ditën e sotme për dy herë rrjesht seancën e jashtëzakonshme, edhe pse ende nuk ka një motiv zyrtar.

Kjo seancë ishte kërkuar nga vetë qeveria për miratimin e përbërjes së ekipit të saj negociator në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Punimet e kësaj seance vazhduan pasdite teksa nga ana tjetër opozita kishte kërkuar po ashtu një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me idenë e presidentit, Thaçi, për rinegoci të kufijv me Serbinë, e cila ka gjetur dakortësinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që kryetari i ekipit negociator, të jetë Fatmir Limaj, ide kjo e cila është kundërshtuar nga opozita.

Vëmendja është e përqëndruar te “Lista Serbe”, 3 deputetë të të cilës hynë në sallë pas orës 18:30.

Më tej Haradinaj ka kritikuar bojkotin e opozitës, për të mos qenë prezente në parlament.

“Këtë herë ata nuk po dëshmojnë që e kanë qëllim të ruajnë territorin. Më shumë kam bërë punë unë, sesa e gjithë opozita bashkë. Ata mund të kishin ardhur sot dhe të bënin pjesën e tyre në këtë proces. Jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë spektrin politik në vend, edhe pse kjo formulë, në pamje të parë mund t’iu duket atyre jo e duhura. Cila është atëherë? Cila është formula me të cilën do të përfaqësohet Kosova?”, tha Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kritikoi qeverinë, e cila sipas tij po dorëzohet përballë trysnisë së presidentit të vendit.

“Sot, ajo që kemi parë janë vagonët që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thaçit, duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik, përkundër që ne i refuzojmë vendet e rezervuara, këtu nuk po ndryshon kurrgjë”, tha Glauk Konjufca.

Kryetari i PSD-së, Visar Ymeri tha se kjo seancë po e shton rrezikun për Republikën e Kosovës.

“Kjo sjellje inatçore në politikë nuk na çon askund. Seancën e kemi thirrur të parët, ndërsa thirrja e seancës në orën 9 ka qenë ndërhyrje. Koalicioni qeverisës po ndihmohet edhe nga opozita, nga LDK”, tha Visar Ymeri , kryetar i PSD-së.

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën