Jo vetëm në muzikë, tashmë Elvana Gjatën do të shohim si aktore ne një komedi. Këngëtarja ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri. Ajo po punon që të sjellë në kinematë shqiptare komedinë “2 Gisht Mjalt” ku është protagoniste kryesore së bashku me humoristin Ermal Mamaqi.
Elvana ka njoftuar në Instagram se komedia do të jetë gati në muajin dhjetor. Ajo shprehet e lumtur për këtë lëvizje në karrierën e saj dhe mezi pret që të shohë reagimin e publikut.
Kujtojmë se ajo pati sukses në disa skena të realizuara për emisionin e Ermalit dhe shkaktoi shumë të qeshura tek publiku.
Edhe pse ajo është duke punuar për të sjellë këtë komedi, kujtojmë që Elvana nuk e ka lënë aspak pas dore muzikën, ku kënga e saj e fundit ishte një bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahun – Mike.