MENU
klinika

Raporti italian

Emigrantët shqiptarë, të tretët në Itali për veprat penale

04.09.2018 - 19:25

Portali italian ‘Infodata e Il Sole 24’, ka publikuar disa të dhëna mbi numrin e veprave penale të kryera në vend.

Përpunimi i këtyre të dhënave ka ardhur si pasojë e debatit mbi emigrantët dhe “pushtimit” që i kanë bërë Italisë.

Sipas këtij raporti, emigrantët shqiptarë nuk mbeten shumë pas ku shifrat tregojnë se numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptarë në 2016-n, në vendin fqinj, ishte 7575.

Në raport me numrin e shqiptarëve që kanë emigruar në Itali, Il Sole përllogarit se në çdo 100 emigrantë, rreth 1.23 ka kryer një vepër penale.

Numrin më të lartë të denoncimeve, e zë Tunizia me 2233 denoncime, e ndjekur nga Moldavia me 1400 e më tej nga  Bosnja me rreth 1300 denoncime.

Por, sipas sqarimit të mëtejshëm të ‘Il Sole’, ky raport nuk i bën kriminelë të gjithë emigrantët me të njëjtën kombësi.

Më tej dhe nga ana juridike sqarohet, se në raport janë përfshirë krimet të cilat kanë marrë dënimin e formës së prerë.

Grupi i të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, në fakt, i klasifikon të paraburgosurit në bazë të vitit në të cilin emri i tyre është futur në dosjen penale.

Me shkurtime nga Monitor.