MENU
klinika

Deklarata

Erdogan për Kosovën: Të njihet pavarësia

27.09.2018 - 11:57

Në selinë e OKB-së në New York po mbahet prej disa ditësh Asambleja e Përgjithshme e OKB dhe Samiti i Paqes.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë punimeve të sesionit vjetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka takuar shumë krerë shtetesh.

Ditën e sotme presidenti Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas komunikatës të lëshuar në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, mësohet se gjatë takimit presidenti turk Erdogan ka shprehur përkrahjen e tij për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet të dyja vendeve.

Në takim Thaçi nuk e ka përmendur idenë e tij personale për korrigjim të kufijve dhe përpos të tjerave është diskutuar edhe për mbështetjen që Turqia do t’i japë Kosovës për integrimin në INTERPOL dhe organizatat e tjera ndërkombëtare bën të ditur komunikata zyrtare e Presidencës së Kosovës.

Ndërkohë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shpreshur se ai do të angazhohet personalisht në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit