Menu

Kursi i këmbimit

Euro forcohet më tej

13.09.2018

Euro u forcua më tej të enjten në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 126.74  lekë, me një rritje të mëtejshme me 0.1 pikë krahasuar me të mërkurën. Forcimi i euros është një zhvillim i pritshëm, në linjë me tendencat historike në mbyllje të sezonit veror. Pakësimi i ofertës në treg po sjell një rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme të monedhës europiane.

Ndërkohë, leku rifitoi lehtë terren ndaj dollarit amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 109.08 lekë, në rënie me 0.14 pikë krahasuar me të mërkurën. Ndërkohë, paundi britanik ndali një seri disaditore të mbiccmimit dhe frenoi në kuotën e 142.32 lekëve, po aq sa të mërkurën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN