MENU
klinika

Java në kursin e këmbimit

Euro në revansh të ngadaltë

15.09.2018 - 13:13

Rritja e euros në kursin e këmbimit me lekun praktikisht u frenua në fund të javës. Monedha europiane u këmbye me 126.76 lekë, me një rritje të papërfillshme krahasuar me të enjten. Në një afat më të gjatë, euro duket se po vazhdon një tendencë mbiçmimi, megjithatë rritja duket graduale dhe pa goditje të mëdha. Krahasuar me një muaj më parë, euro ka fituar rreth 1.2 lekë në kursin e  këmbimit valutor.

 

Ndërkohë, leku rifitoi lehtë terren edhe në kursin e këmbimit me dollarin amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.32 lekë, në rënie me 0.76 pikë krahasuar me enjten. Monedha e gjelbër është pranë niveleve më të ulëta të regjistruara në 30 ditët e fundit. Pas një tendence disajavore forcimi, edhe paundi britanik pësoi rënie dhe u këmbye me 142.13 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Duhet të arsyetojë miratimin e fashës 800 kilovat"

Konfindustria kërkesë Kuvendit: Seancë urgjente për ERE-n

Perspektiva ekonomike globale, përkeqësohet

Paketat e ndihmës nga FMN arrijnë nivel rekord

Deutsche Welle/ Pse po rritet monedha amerikane

Pse një dollar i fortë duhet të na shqetësojë?

Për të kursyer energji elektrike...

Gjermanët synojnë të kalojnë dimrin në Spanjë

Bordi nuk reflekton uljet në vendin tonë

Çmimi i naftës në bursë, në nivelin e fillimvitit