MENU
klinika

Kritikë letrare

Ezra Pound, Faik Konica dhe një mendim i ngjashëm mbi letërsinë

26.09.2018 - 16:21

Nga figura poliedrike e Konicës, sot do të ndalemi në një prej dimensioneve të tij i cili për kohën kur u shfaq, ngjau me një “revolucion”. Termi që e përshkruan më së miri këtë dimension është një togfjalësh: “arbitrariteti konician”.

Sikurse dihet, Faik Konica kishte një natyrë arbitrare. Ai një problem apo defekt nuk synonte ta zgjidhte duke u kujdesur për të në fshehtësi, por e bënte publik dhe thoshte gjithçka donte dhe dinte rreth atij problemi. Dhe mendoni Shqipërinë e kohës e cila kishte probleme plot.

Faik Konica

Është legjendare, ndoshta një ndër kritikat më të bukura që i bëhen letërsisë shqipe, thënia e Konicës rreth saj: “E gjithë letërsia shqiptare mund të përmblidhet në pesë, apo gjashtë vëllime mjaft të holla.” Ky pohim bëhet në vitin 1897 nga ai në revistën “Albania” të cilën ai e krijoi dhe e drejtoi vetë. Ky pohim është edhe motoja e veprës së Ag Apollonit “Koferi i Konicës”.

Sipas studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut e pedagogut Apolloni, “[Konica] si kritik që shquhej për një kulturë më të madhe se ajo e shkrimtarëve të cilët i kritikonte, nuk e gjente kënaqësinë e leximit në veprat shqipe për shkak të shijes së formuar nga kryeveprat botërore, të cilat i merrte si pika krahasimi për ta kuptuar se ku jemi ne.

Ai e shfaqte hapur, pa asnjë ekuivok e duke përmendur herë pas here edhe emra konkretë autorësh, gjithë atë çfarë mendonte mbi letërsinë shqipe dhe pjesët e saj përbërëse.

Rast të ngjashëm me të kemi në letërsinë dhe studimet e saj në rrafsh botëror, rastin e Ezra Pound. Ai synonte dhe punonte që të gjente një fond të artë në letërsinë botërore sikurse shprehet Apolloni në librin e lartpërmendur.

Ezra Pound sugjeronte për lexim nga e gjithë letërsia greke, vetëm epet e Homerit dhe pak faqe nga Safo. Nga letërsia romake vetëm pak prej Ovidit. Nga mesjeta, ndonjë ep dhe ndonjë poezi trabadurësh. Nga italianët, tetëmbëdhjetë poezi të Cavalcantit dhe Komedinë Hyjnore të Dantes. Për letërsinë angleze, thoshte se librat më të mirë janë përkthimet.

Ezra Pound

Kjo ndodhte pasi ato nuk kërkonin të zhduknin librat, por pasi ato provonin të krijonin letërsinë e dorës së parë dhe atë të dorës së dytë.

Sigurisht, në Shqipërinë kaotike të kohës dikush duhet ta bënte këtë. E kush mund ta bënte më mirë se Konica?

 

/Andreas Dushi

 

Flet Sakip Skepi: Rrugëtimi nga Shkupi në Bruksel për t'u bashkuar me mërgatën shqiptare

“Gostia në shtëpinë e Hasan Hoxhës që dogji zbuluesin e fshehtë Çufe Mullai”

Padashtas serbët e marrin si të tyre...

Skënderbeu, të cilin ne shqiptarët nuk po duam!

Sesioni i Kongresit që do të mbahet mend në histori

Lyndon Johnson dhe lufta e tij ndaj varfërisë

Rapsoditë tradicionale dhe serenatat e hershme

“Vjeshe Popullore”, sekretet në vargjet e këngëve arbëreshe