MENU
klinika

Formula 1, provat e lira

Ferrari i ngadaltë edhe në Sochi të Rusisë

28.09.2018 - 16:41

Ferrari nuk po bind në këtë fundsezoni. Dy pilotët e Mercedes kanë dhënë kohët më të shpejta në pistën e Sochi, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të rusisë në Formula 1. Më i shpejti pas sesionit të dytë të provave të lira ishte Lewis Hamilton, që dha kohën 1’33”85, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Pas tyre u renditën dy makinat Red Bull të Max Verstappen e Daniel Ricciardo, ndërkohë që zhgënjeu Ferrari, me Vettel e Raikkonen në vendet 5-6, i pari gjysmë sekondi më i avashtë ndërsa finlandezi 1 sekondë.

Një rezultat disi i çuditshëm ky për Ferrarin, që gjatë paradites ishte më i shpejti me Vettel (në sesionin e parë), por situata ndryshoi gjatë provave të pasdites. Por kjo paraqitje e mirë e Mercedes ishte e pritshme, që këtu gjithnjë është paraqitur mirë.

Lewis Hamilton fiton ne hungari
Lewis Hamilton fiton ne hungari

Habiti Ferrari, që edhe pse e nisi mirë këtë fundjavë, brenda pak orësh situata u përmbys, një sinjal që gjërat nuk janë ashtu si duhet dhe se makina nuk ishte e balancuar ashtu si duhet. Për momentin, Mercedes e Hamilton fitojnë raundin e parë, por “kokëkuqja” shpreson në garën e së dielës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…