Skena e Re arTurbina do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit! Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, ku nga data 23-30 Shtator 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin një mozaik kulturor nga të gjitha trevat shqiptare, ku do ku flitet gjuha shqipe.”
Kryeministri, para se ta shpallte Vitin e Skenderbeut, do të duhej të mendonte të bënte diçka spektakolare për heroin. Nëse nuk mund të financonte një film epik për Skenderbeun, mund të ndihmonte së paku në realizimin e një shfaqjeje të madhe për të. Kështu si po e mbyll vitin e heroit, do të bëhet përrallë për gjithë mandatin.
Skenderbeu as nuk rritet, as nuk zvogëlohet. Por ata që nuk e nderojnë atë, madje as në festivalin e organizuar për nder të tij, të kundërtën e nderit do ta gjejnë.
Mos të flasim pastaj për futjen e disa artistëve në listën e zezë nga organizatorët e festivaleve dhe të eventeve të tjera për nder të Vitit të Skenderbeut. Tash për tash, kaq.
Një herë tjetër do t’ju informoj më shumë.