Nezar Seiti, njeriu kyç i dosjes ‘Habilaj’, do të vazhdojë të jetë në ‘arrest shtëpie’ sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias.
Kujtojmë se më 23 gusht të këti viti, Gjykata e Katanias, e liroi nga qelia Seitin, financuesin kryesor të grupit ‘Habilaj’, duke e dërguar në arrest shtëpie.
Ky vendim, erdhi si pasojë e rishqyrtimit të çështjes, pas kërkesës së Prokurorisë, por Gjykata e Apelit vendosi ta lë në fuqi.
Nazer Seiti, ishte pjesë e grupit më të hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri dhe nga ajo në Itali.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e arrestoi të akuzuarin, Nazer Seiti, në tetorin e vitit 2017, më pas ai është ekstraduar në Itali në janar të 2018, duke lënë në qelitë shqiptare vetëm Armando Koçerrin.