MENU

Me hitin “Fuego”

Flet Eleni: Si u refuzova nga grekët dhe përfaqësova Qipron

11.09.2018 - 10:18

“Fuego” u rendit kënga e dytë më e mirë në Eurovision, por për publikun në të gjithë botën ajo ishte fituesja e denja e Festivalit të këngës.

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila në Eurovision përfaqësoi Qipron, ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat greke, ku ka rrëfyer detaje nga momentet se si vendosi të përfaqësonte Qipron në Eurovision, por edhe se si u refuzua nga grekët.

E ndjeva se duhej të shkoj në Eurovizion, të shkoj në këtë skenë dhe të më shihnin“, tha Eleni duke pranuar se kur njerëzit e ERT-së refuzuan, ajo besonte se nuk e meritonte të ishte në konkurs.

Gjithçka ndryshoi kur propozimi erdhi nga Qiproja. “Kur George Arsenakos më thirri në kompaninë time, Panik Records, dhe më tha lajmin, mbeta e habitur. Bëmë një takim dhe isha i habitur se sa njerëz të mirë ishin, të organizuar dhe të diskutueshëm. Vendimi për të shkuar në Eurovision ishte më i miri i jetës sime“, përfundoi këngëtarja.

Por më tej në intervistë, 32-vjeçarja shprehet se pavarësisht këtyre fakteve, ajo ndjehet greke dhe jo shqiptare. Më pas jep edhe arsyet: “Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke. E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”.