Kontrollet policore në Kiras dhe Dobracc kanë dhënë rezultatet e para të cilat policia e shtetit nuk ka pritur gjatë për t’i publikuar, edhe pse procedurat për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarëve vijojnë bashkë më kërkimet për lidhje të tyre me persona të tjerë.
1. Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
2.Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
3.Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
4. Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër
Janë katër të arrestuarit e operacionit “Forca e Ligjit” të cilët rezultojnë se janë pjesë e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shkodër. Në një dalje të posaccme për mediat, numri dy i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj bëri me dije se kontrollet u shtrinë në 20 banesa të cilat janë përdorur si baza për veprimtari kriminale të të arrestuarëve.
“Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie” tha Hajnaj.
Midis personave për të cilët policia ka nxjerrë një urdhër arresti, është dhe një anëtar i fisit Bajri i shpallur në kërkim. Policia bëri me gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municione dhe mjete të blinduara, telefona celularë, karta telefonike si dhe një sasi prej 10.500 eurosh.
Përgatiti: K.Zh.