MENU
klinika

Aksion policor

Gjashtë vrasje pa autor, blindohet Shkodra

05.09.2018 - 16:40

Prej 24 orësh qyteti i Shkodrës është blinduar nga forcat policore. Renea-s, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me me kontrolle intensive në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Me urdher të ministrit Xhafaj ata po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që policia i cilëson problematike.

Gjashtë vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrembyer janë bilanci i këtyre ditëve në Shkoder, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet pranë uniformave blu bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona. Të ndaluarit po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodres në bashkëpunim me krimet e rënda për të marrë të tjera informacione ne lidhje me këto ngjarje të rënda.Kontrollet në këto zona, perveç forcave të shumta policore, janë shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pikat më kyçe.

Detajet e operacionit po mbahen të fshehta dhe pritet që në përmbyllje të dilet me një deklaratë për shtyp nga ana e strukturave që udhëhoqen këto grupe në terren. Në 10 vitet e fundit Shkodra numëron mbi 20 vrasje të bujshme që ende nuk janë zbuluar dhe dosjet e tyre kanë përfunduar në arkivat e policies por deri më sot nuk është zbuluar asnjë autor.

Përgatiti: K.Zh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese