MENU
klinika

Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave

07.09.2018 - 15:43

Qeveria shqiptare do të forcojë sistemin e kontrollit të faturimit të biznesit. Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit”. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh përmes një letre publike se synimi i projektit është modernizimi dhe përmirësimi rrënjësor i sistemit aktual të raportimit të transaksioneve. Aktualisht, i vetmi aspekt i automatizuar është ai që mbledh të dhënat e raportuara nga pajisjet fiskale, në fund të ditës.

Në përputhje edhe me strategjitë e ndjekura nga shumë administrata fiskale të vendeve të zhvilluara dhe të rajonit, është e rëndësishme edhe për administratën tonë tatimore për të pasur mjetet e domosdoshme për të rritur efikasitetin në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit. Në këtë kuadër, me procedurën e re të shpallur, kërkohet ndërtimi i një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin c@ts si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit (B to C) ashtu edhe të biznesit me biznesin. Sipas ministrit Ahmetaj, jo do të thotë se  sistemi do të mundësojë për herë të parë ndërveprimin me sistemin bazë e-taxation; marrjen e informacionit në kohë reale për transaksionet me para në dorë, kupon tatimor; marrjen e informacionit në kohë reale për transaksionet jo cash dhe fatura elektronike. Sistemi do të mundësojë për herë të parë, e-faturat, që do të thotë faturim në mënyrë elektronike midis bizneseve. Kjo do të lehtësojë përpunimin e faturës, ruajtje më të lehtë qendrore me shpenzime shumë të ulëta, eliminimin e kostove të blloqeve të faturave, do të shkurtojë kohën për dërgimin dhe pagesën e faturës dhe do të rrisë sigurinë në transaksionet tregtare.

Ahmetaj nënvizon se sistemi i ri do të ulë e mundësinë për të bërë gabime duke eliminuar transaksione nga subjekte jo aktive (problematika të cilat tashmë do të zgjidhen nga vetë sistemi) duke eliminuar penalizimin e tatimpaguesve; gjurmimi i pagesës, mbrojtja e tatimpaguesve të vegjël dhe të mesëm në transaksionet tregtare me tatimpaguesit e mëdhenj (në lidhje me afatet e pagesës).

Sistemi i ri do të mundësojë gjithashtu kryqëzimin e faturave mes gjithë bizneseve, lokalizimin e tatimpaguesve, si edhe paraplotësimin e deklaratave të TVSH-së dhe librave të shitjes e blerjes.

Aktualisht të dhënat e administruara raportohen disa në fund të ditës, nëse biznesi kryen procedurën e mbylljes së kasës dhe të tjerat sipas raportimit mujor të tatimpaguesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN