MENU
klinika

Rusia fajtore

Gjenden fajtorët për sulmin ndaj agjentit rus

06.09.2018 - 12:03

Policët britanikë dhe zyrtarët e antiterrorizmit kanë identifikuar dy burra që besojnë se janë përgjegjës për helmimin e ish agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia Skripal.

Të dyshuarit janë rusë, të identifikuar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, edhe pse autoritetet britanike thonë se emrat ndoshta janë pseudonime.

“Të dy të dyshuarit janë përafërsisht 40 vjeç dhe janë shtetas rusë që udhëtonin me pasaporta ruse, tha në një deklaratë dje në mëngjes Policia Metropolitane e Mbretërisë së Bashkuar.

Skripalet u helmuan qëllimisht duke përdorur një agjent nervor, një lloj gazi, të quajtur Novichok.

Dawn Sturgess dhe partneri i saj Charlie Rowley u sëmurën pasi kishin përdorur një shishe parfumi që gjetën në një park britanik. Sturgess, një nënë e tre fëmijëve, më vonë vdiq vetëm nga kjo.

Skripalet janë rikuperuar tanimë.

Qeveria britanike thotë se nuk ka asnjë përfundim alternativ tjetër përveç faktit se shteti rus ishte fajtor për vrasjen në tentativë të z. Skripal dhe vajzës së tij.

Britania i ka bërë thirrje publikut për ndihmë me çdo informacion tjetër mbi të dy burrat.

Rusia nuk i ekstradon qytetarët e saj në rastin e keqbërjeve kriminale në vende të tjera, por britanikët kanë marrë një urdhër arresti evropian për dy fajtorët. “Ka të ngjarë që ata udhëtonin me pseudonime dhe se këto nuk janë emrat e tyre të vërtetë. Ne po tregojmë këto fotografi të tyre, nga dokumentet e udhëtimit që përdorën për të hyrë në vend” tha Policia Metropolitane.

Kremlini mohon fuqishëm çdo përfshirje në helmimet Skripal dhe madje ka propozuar një numër të teorive të ndryshme të komplotit rreth asaj se kush mund të jetë autori i krimit.

Llogaritë e mediave sociale të qeverisë ruse shpesh ngrenë mundësinë që sulmet janë kryer nga zyrtarët britanikë për të përkeqësuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.

Në përgjigje të helmimeve, Britania e Madhe dëboi 23 diplomatë rusë nga Londra dhe 20 vende të tjera i larguan diplomatët rusë në solidaritet. Rreth 130 diplomatë rusë u dëbuan nga vendet aleate në të gjithë botën.

Zonja May tha dje se të dy burrat, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë oficerë nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU.

“GRU është një organizatë shumë e disiplinuar me një zinxhir komandues të mirëkrijuar. Pra, kjo nuk ishte një operacion mashtrues. Ishte pothuajse me siguri e miratuar edhe jashtë GRU në një nivel të lartë të shtetit rus” u tha ajo deputetëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?