MENU
klinika

Emrat

Gjykata nxjerr kandidaturat për Këshillin e Lartë Gjyqësor

06.09.2018 - 17:28

Gjykata e lartë ka publikuar ditën e sotme emrat e gjyqtarëve që do të kandidojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ky këshill është një nga dy institucionet e reja që do të krijohen në bazë të reformës në drejtësi.

Sipas informacioneve kandidatët janë Brikena Ukperaj, gjykatëse në Apelin e Vlorës, dhe Luan Dervishi, gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. 

Përsa i përket gjykatëses Ukperaj, ajo e kaloi proçesin e vettingut, dhe tashmë është rikthyer në detyrë.

Rikthejmë në vëmendje se dy institucionet, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen përkatësisht nga 6 anëtarë.