Gjyqtari, Artan Lazaj, kandidoi për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe u përfshi në ‘sitën’ e vetting-ut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK), e hoqi nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.
Lazaj apeloi vendimin e KPK-së, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili tashmë ka caktuar dhe trupën gjykuese për rishqyrtimin e çështjes.
Kryesues i trupës është Sokol Çomo, ndërsa relatore do të jetë Albana Shtylla.
Njoftimi i KPA-së:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Artan Lazaj kundër vendimit nr. 34 datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Artan Lazaj.
Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:Kryesues: Sokol ÇomoRelatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës më vonë ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.
Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.