MENU
klinika

Balla: Propozimi i Bashës, i dështuar

Grupi i PS përjashton zyrtarisht Gjetan Gjetanin

10.09.2018 - 10:54

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, ku ka votuar edhe për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.

Po ashtu mes të tjerave deputetët socialistë diskutuan edhe për propozimin e kreu të PD, Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.

Burime nga mbledhja, bëjnë të ditur se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

“Propozimi i Bashës për vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi”, mësohet se ka thënë Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht vettingun për politikanët.

Propozimi i Bashës i dështuar dhe propagandë politike. Propozimi si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Gati për cdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët“-tha Balla.

PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre. Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.