MENU
klinika

Detajet

Haradinaj dhe Meta takim në New York

30.09.2018 - 09:50

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ka qenë vet Meta që ka publikuar në ‘Facebook’ një foto me Haradinajn, takimi i të cilëve është bërë në New York.

Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë.????”, shkruan në ‘Facebook’ Meta.

Presidenti Meta mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku të pranishëm ishin edhe shumë liderë botërorë.