MENU
klinika

Boks, peshat e rënda

Haye: Joshua, kësaj here do ta kesh pisk!

11.09.2018 - 19:55

Së shpejti, më saktë pas 11 ditësh, një “Wembley” i mbushur plot me spektatorë të do të presë duelin midis Antony Joshua dhe Alexandre Povetkin, e vlefshme për peshat e rënda të boksit.

Anglezi Joshua vjen si favorit në këtë ndeshje, por sipas ish-kampionit David Haye, rusi Povetkin do të jetë kundërshtari më i fortë që Joshua ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij, ku ka mundur 21 kundërshtarë në 22 duele.

Sipas Haye, Povetkin do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë se legjenda e boksit, Wladimir Klitschko, të cilin Joshua e mundi vitin e shkuar.

Joshua Anthony me Wilder e Fury
Joshua Anthony me Wilder e Fury

“Povetkin është një boksier me shumë eksperiencë. Të vetmen humbje që ka në, e ka pësuar ndaj Wladimir Klitschko. Joshua e ka mundur Klitschkon, por ai nuk ishte më i njëjti, pasi koha mosha bën të vetën” – tha Haye.

28-vjeçari Antony Joshua është i mbajtësi i katër titujve (IBF, WBA, WBO, IBO). I vetmi titull që i mungon anglezit për t’u shpallur kampion i të gjitha federatave është ai WBC-së, që mbahet për momentin nga amerikani Deontey Wilder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN