MENU
klinika

Historia e Inës

Historia e Inës, vajza që shpërfill aftësinë e kufizuar me talentin e saj

27.09.2018 - 18:31

Ditën e mërkurë datë 26 Shtator, u çel ekspozita e parë e fotografes Ina Toska, me mbështetjen e Yunus Social Business Balkans dhe USAID Albania.

Ina u lind në 27 Korrik 1988 në qytetin e Fierit. Ajo është një vajzë me aftësi ndryshe, si pasojë e një komplikacioni shëndetësor kur ishte vetëm disa ditëshe. Kjo solli vështirësi dhe kufizime të shumta në jetën e Inës. Përpos gjithë vështirësive, Ina ishte në kërkim të një mjeti/mënyre qe do i lejonte asaj të përfshihej më shumë në shoqëri.
Në 15 vjetorin e saj, një mike e familjes i dhuroj Inës një aparat fotografik Canon. Ky ishte momenti kur ajo zbuloi talentin dhe pasionin e saj për fotografinë. Ky ishte momenti që i ndryshoi tërësisht jetën. Të jetuarit dhe pranimi i aftësive ndryshe e kanë ndihmuar Inën që të përqëndrohet në atë që ajo do më shumë – kapjen e ndjenjave dhe momenteve më të thella dhe më kuptimplota në jetë me aparatin e saj.

Ina u bë pjesë e programit Social Impact Award Albania (SIA Albania 2018). SIA Albania zhvillohet në kuadër të programit të akselerimit Hap!de nga Yunus Social Business Balkans, organizatë që operon në Shqiperi që prej vitit 2012 me qëllim rritjen e sipërmarrjeve sociale. SIA Albania organizohet për të dytin vit nga YSBBalkans në bashkëpunim me USAID Albania, në partneritet me Impact Hub Viena.

Gjatë gjithë periudhës së inkubimit, Ina ka shfaqur përkushtimin e saj maksimal si dhe pasionin e vazhdueshëm që ka për fotografinë. Ajo që e diferencon Inën më shumë, është shpirti sipërmarrës që ajo ka. Gjatë 7 viteve të fundit Ina ka punuar si fotografe vullnetare në qendra të ndryshme të shërbimeve sociale, institucione publike si shkolla dhe kopshte të qytetit të Fierit,etj.
Kjo ekspozitë u zhvillua për të promovuar jo vetëm Inën si një fotografe e afirmuar, por edhe si një shembull i mirë dhe frymëzues për të rinjtë shqiptar.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA